Ish-shërbëtori i Papës së Romës Benedikti XVI Paolo Gabriele, i cili momentalisht ndodhet nën arrest shtëpiak, do të dërgohet në burgun e Vatikanit, njoftojnë mediat lokale.

Në fillim të tetorit Gabriele u shpall fajtor për vjedhjen e dokumenteve sekrete të Papës dhe u dënua me 1.5 vjet burg.

Vetë shërbëtori pranoi se për vite me radhë ai ka marrë dokumente sekrete, por e bënte këtë pa paramendime të këqija dhe në mënyrë që të nxirrte në shesh atë që ai e konsideronte korrupsion në zemrën e Kishës Katolike.