Autoritetet e Sudanit i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë Izraelin, i cili, sipas mendimit të tyre, mban përgjegjësinë për bombardimin e uzinës së armëve "Yarmouk" pranë Khartoum, si rezultat i të cilit humbën jetën dy persona.

0"Katër avionë izraelitë depërtuan në hapësirën tonë ajrore dhe kryen këtë sulm të turpshëm. Ne e dënojmë këtë agresion dhe presim që Këshilli ta dënojë sulmin, pasi kjo është një shkelje evidente e konceptit të paqes dhe sigurisë", - deklaroi i Dërguari i posaçëm i Sudanit në OKB Daffa-Alla Elhag Ali Osman.