Terroristët vranë një prift të rrëmbyer kohë më parë nga manastiri katolik Mar Elias në qytetin sirian të Qatana, njoftoi të enjten Agjencia siriane SANA.

Një shërbyes i manastirit njoftoi se trupi i At Fadi Haddad, i qëlluar me plumb në kokë, u gjet në afërsi të fshatit Drusha, në rrugën që të çon nga provinca e Damaskut në qytetin e Quneitra.

Prifti u rrëmbye nga disa të panjohur një javë më parë, theksohet në njoftimin e dhënë.