0Nuk është aspak e lehtë të bëhet një portret i përgjithësuar i bashkatdhetarit rus. Lëvizja përfshin jo vetëm të gjitha kontinentet, por edhe shtresat e ndryshme sociale. Rreth 10 milionë njerëz të larguar dikur nga Rusia dhe pasardhësit e tyre jetojnë në vende të huaja. 20 milionë të tjerë kanë mbetur në territoret e ish-Bashkimit Sovjetik, kurse tani - republika të pavarura. Ekspertët shprehen mbi detyrat diverse të organizatës që bashkon në radhët e veta një numër kaq të madh njerëzish. Por shumë më e rëndësishme është ajo që i bashkon ata, vë në dukje njëri nga udhëheqësit e Fondacionit të përkrahjes dhe mbrojtjes së të drejtave të bashkatdhetarëve Vladimir Ivanov:

- Kjo është fisnia kulturore, fisnia shpirtërore, afëria gjuhësore. Synimi dhe dëshira për të mbajtur kontakte të rregullta me Rusinë, vendin e origjinës së vet ose origjinës së paraardhësve të tyre. Ky është një nga parimet themelore që bashkojnë botën ruse.

Mbrojtja e të drejtave të emigrantëve me origjinë nga Rusia jashtë shtetit, detyrat e përhapjes në botën të gjuhës, kulturës dhe arsimit rus, mundësitë e zhvendosjes së bashkatdhetarëve në Atdheun historik do të jenë temat kryesore të diskutimeve të pritshme në Shën Petersburg, thotë Drejtori i Institutit të Diasporës Ruse Sergei Pantelejev:

- Kongresi Botëror është një ngjarje tejet emocionuese. Ky është takim në nivel të lartë. Kjo, nga njëra anë. Ndërsa nga ana tjetër të gjithë janë në pritje të vendimeve të rëndësishme prej strukturave shtetërore ruse. Çdo kongres është një hap i madh, serioz drejt bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe përcaktim i fushave të reja të bashkëpunimit me ta.

0Në përfundim duam të shtojmë, se në vitet e fundit në sajë të Programit Shtetëror, të destinuar për dhënien e ndihmës në zhvendosjen vullnetare të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, në Rusi u kthyen në Atdheun e tyre historik rreth 100 mijë njerëz.