Personi, i cili dyshohej për të shtënat me armë zjarri në një kishë protestante në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, figuronte si pacient në arkivat e një spitali psikiatrik në Maryland që prej vitit 2004 pas një tentative vrasjeje, njoftojnë mediat amerikane.

Një vit më vonë Floyd Palmer u lirua me kusht nga trajtimi stacionar spitalor.

Siç është njoftuar më parë, një person vdiq nga plaga e marrë pasi një njeri hapi zjarr me armë në një kishë protestante në qytetin Atlanta në shtetin Georgia.

0Floyd Palmer punonte si vullnetar në këtë kishë, por dha dorëheqjen në muajin gusht.