Prokuroria e qytetit të Nju Jorkut (SHBA) u drejtua në gjyq me një padi kundër bankës “Bank of America”, duke dyshuar se ajo ka lidhje me mashtrimin me kreditë e hipotekave me vlerë të përgjithshme më shumë se 1 miliard dollarë.

Sipas versionit të prokurorëve, kompania hipotekë “Countrywide”, të cilën “Bank of America” e bleu në vitin 2008, ka zbutur kushtet e kreditimit dhe ka dhënë një numër të madh kredish të rrezikshme. Më pas kreditë u blenë nga kompanitë “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”.

0Sipas të dhënave të prokurorëve, bordi drejtues i kompanisë “Countrywide financial” ishte në dijeni të shkeljeve. Megjithatë e fshehu këtë informacion.