Pentagoni zhvilloi stërvitjet më të mëdha të mbrojtjes antiraket në historinë e forcave ushtarake të vendit, gjatë të cilave u neutralizuan njëkohësisht pesë raketa balistike dhe pesë raketa kruz, njoftoi Agjencia e mbrojtjes antiraket e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Në stërvitjet, të cilat u zhvilluan në poligonin e bazës ajrore "Hickam" në ishujt Hawaii dhe zonat ngjitur me pjesën perëndimore të Paqësorit, u përfshinë sistemet e mbrojtjes antiraket të bazimit detar "Aegis", kompleksi i lëvizshëm ushtarak për neutralizimin e raketave me rreze të mesme veprimi THAAD në lartësitë përtej shtresës së atmosferës, si dhe sistemi i mbrojtjes antiraket "Patriot" (PAC-3).