Miliarderi amerikan Donald Trump, mbështetës i Partisë Republikane të SHBA-së, i propozoi Presidentit aktual Barack Obama një marrëveshje. Ai është i gatshëm të japë 5 milionë dollarë për qëllime bamirësie, nëse Presidenti do të zbulojë dokumentet e arsimit të tij si dhe kërkesën për pasaportë.

"Kjo mund të ndryshojë gjithë rrjedhën e garës parazgjedhore", - theksoi Trump, duke e quajtur Obamën "Presidentin më jo-transparent në gjithë historinë e SHBA-së".

0Diploma e Presidentit i intereson Donald Trump për shkak të thashethemeve të shumta që janë përhapur në shoqërinë amerikane, se Obama ka qenë një student i keq në kolegj dhe nuk ka shkëlqyer me rezultatet e veta. Për sa i përket pasaportës, këtu biznesmeni bazohet në Teorinë e Konspiracionit, sipas së cilës në vitin 1981 20-vjeçari Barack Obama vizitoi Pakistanin me pasaportë jo amerikane.