Prototipi i raketës së re balistike ndërkontinentale u testua me sukses në poligonin "Kapustin Yar" në rajonin e Astrahanit në jug të Rusisë. Informacionin përkatës e shpërndau një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes.

0Qëllimet kryesore dhe objektivat e lëshimit ishin marrja e të dhënave eksperimentale, si dhe verifikimi i vendimeve teknologjike e aftësisë së punës të sistemeve dhe komponenteve të prototipit. Raketa me sukses goditi objektivin e kushtëzuar, i cili pozicionohej në poligonin fqinjë në Kazakistan.