Qeveria ruse ka miratuar një projekt-marrëveshje mbi përdorimin e borxheve të Mozambikut për financimin e projekteve në fushën e zhvillimit të vendit afrikan. Kushtet konkrete do të vendosen drejpërsëdrejti në negociatat me autoritetet e Mozambikut.

Fondet që do të lirohen, si rezultat i këtij programi, Mozambiku mund t'i përdorë për luftën kundër varfërisë energjetike, përmirësimin e shëndetit publik, luftën kundër sëmundjeve ngjitëse si dhe për rritjen e disponueshmërinë dhe cilësisë së arsimit.

Borxhi i Mozambikut kundrejt Rusisë deri më sot është baraz me rreth 144 milionë dollarë.