Ish Zv. Ministri i Mbrojtjes Kim Chol i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, i ekzekutuar në fillim të vitit 2012, u vra në një mënyrë të pazakontë edhe për Korenë e Veriut: atë e lidhën pas një shtylle dhe e qëlluan me minahedhës, shkruan "The Daily Telegraph".

Sipas të dhënave të gazetës, kjo metodë ekzekutimi u zgjodh me urdhër të Udhëheqësit të vendit Kim Jong-Yun, i cili kishte kërkuar që nga gjenerali "të mos mbetej asnjë gjurmë, madje as edhe një fije floku".

Kim Chol u ekzekutua për mosrespektimin e zisë për ish-Kreun e Koresë së Veriut Kim Jong-Il. Sipas njoftimeve të gazetës, gjenerali u kap i dehur në një festë gjatë kohës së zisë.