Izraeli dhe lëvizja palestineze Hamas kanë rënë dakord për vendosjen e një armëpushimi në Gaza gjatë kremtimit të festës myslimane të Eid al-Ad-ha (Kurban Bajramit). Siç është njoftuar nga radio izraelite, marrëveshja jozyrtare mbi armëpushimin hyri në fuqi sot, menjëherë pas mesnate.

Të mërkurën militantët lëshuan mbi territorin izraelit nga Gaza më shumë se 70 raketa. Në përgjigje të këtyre goditjeve aviacioni izraelit bombardoi nga ajri enklavën palestineze. Si pasojë u vranë katër persona.

0Kreu i qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës Ismail Haniyeh ka ndërmend të monitorojë personalisht respektimin e kushteve të armëpushimit.