Irani përfundoi kompletimin e kompleksit të nëndheshëm bërthamor "Fordow" me centrifuga për pasurimin e uraniumit, duke e çuar numrin e tyre në 2.800 syresh. Në gjendje pune për momentin janë vetëm një e katërta e njësive. Kjo u njoftua të enjten nga Agjencia Reuters me referim te burime në selinë e ANEA-s (International Atomic Energy Agency, IAEA).

Shtetet e Bashkuara, një sërë vendesh të tjera perëndimore dhe Izraeli e akuzojnë Iranin për prodhimin e armëve bërthamore nën maskimin me programin bërthamor për qëllime paqësore. Teherani nuk e mohon se pasuron uranium deri në 20%, por thotë se programi i tij bërthamor ka për qëllim vetëm prodhimin e energjisë elektrike.