Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton javën e ardhshme do të vizitojë Algjerinë dhe vendet e Ballkanit, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Hillary Clinton ka ndërmend të diskutojë më 30 tetor me Presidentin e Algjerisë Abdel Aziz detajet e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila lejon zhvillimin e një operacioni ushtarak në Mali kundër islamistëve, të cilët kontrollojnë veriun e vendit.

Pastaj Sekretarja e Shtetit do të drejtohet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri, për të "demonstruar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur shtetet e Ballkanit në përpjekjet e tyre për integrimin në strukturat evropiane dhe ato euro-atllantike".

0Gjatë vizitave në Ballkan Hillary Clinton do të takohet me Kreun e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.