Parlamenti gjeorgjian do të shqyrtojë sot çështjen për miratimin e qeverisë së re, të cilën do ta kryesojë miliarderi 56-vjeçari Bidzina Ivanishvili.

Në përputhje me Kushtetutën për miratimin e qeverisë nevojitet thjesht shumica e votave. Analistët nuk dyshojnë se deputetët do të miratojnë kabinetin e Bidzina Ivanishvili. Koalicioni “Ëndrra gjeorgjiane” i kryesuar prej tij fitoi në zgjedhjet e 1 tetorit dhe në parlamentin e ri ka 85 vende nga 150.

0Përqëndrimi kryesor i punës së qeverisë të kandidatit për kryeministër do të jetë zgjidhja e problemeve sociale. Në politikën e jashtme, ai do të donte të përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë dhe të vazhdonte politikën e integrimit të Gjeorgjisë në BE dhe NATO.