Korporata amerikane "Ford" do të pushojë nga puna, si rezultat i shkurtimit të vendeve të punës, 1.400 punëtorë në Britaninë e Madhe, thuhet në deklaratën zyrtare të prodhueses së automobilave.

Sipas informacionit të kanalit televiziv britanik "Sky News", verës që vjen prodhuesi gjigand i makinave do të mbyllë edhe dy uzina të tjera. Si rezultat i kësaj kompania pas 101 viteve pune të vazhdueshme në Britaninë e Madhe do të ndërpresë montimin e automobilave në vend.

"Ford" ka njofuar kohë më parë se deri në fund të vitit 2013 do të mbyllet edhe uzina e saj e prodhimit të makinave në Belgjikë. Atje do të pushohen nga puna 4.300 punëtorë. Këto vendime vijnë si pasojë e krizës së rëndë të mbiprodhimit në Evropë.