Në Finlandë ditën e enjte do të zhvillohet prezantimi i dy librave me të njëjtin titull për qytetaren ruse Rimma Salonen dhe djalin e saj me të njëjtin emër - "Çështja e Antonit", - edhe pse me përmbajtje të kundërt.

Autori i njërit prej librave është mbrojtësi finlandez i të drejtave të njeriut Johan Backman, i cili aktivisht shprehet në mbrojtje të të drejtave të rusëve, të cilëve autoritetet finlandeze i privuan nga kontakti me fëmijët. Në libër ai flet për çështjen e bujshme Salonen, të cilës ish-bashkëshorti, një shtetas finlandez, i rrëmbeu të birin Antonin dhe e transportoi në bagazhin e një makine diplomatike për në vendin e vet.

Autori i librit të dytë - Tuula Malin - në të kundërt mbron babain e djalit të rrëmbyer dhe veprimet e autoriteteve që ndihmuan rrëmbimin e tij.