Në Egjipt gjatë një shkëmbimi zjarri me agjentët e shërbimit të sigurisë u vra një person i përfshirë në vrasjen e ambasadorit të SHBA në Libi. Informacionin përkatës e shpërndau korporata mediatike britanike “BBC” me referim te Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Egjiptit.

Shkëmbimi i zjarrit në Kajro zgjati disa orë. Në një moment i dyshuari hodhi një bombë mbi bashkëpunëtorët e sigurimit, e cila, duke shkarrë, u kthye mbrapsht në banesën e tij dhe shpërtheu. Në vendin e ngjarjes u gjetën trupi i viktimës, armë dhe municione.

0Ambasadori amerikan në Libi Christopher Stevens u vra në Bengazi në shtator.