Dy kampionët olimpikë britanikë - vozitësi Alex Partridge dhe lojtarja e hokejit në bar Hannah McLeod - deklaruan për vjedhjen e medaljeve të tyre prej bronzi pas ceremonisë së pritjes në Buckingham Palace.

"Medalja ime e bronzit është vjedhur. Unë jam tejet e zhgënjyer", - shkroi Hannah Macleod në Twitter. Alex Partridge njoftoi gjithashtu në Twitter se dikush vodhi xhaketën e tij sportive bashkë me medaljen olimpike.

0Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II zhvilloi të martën në mbrëmje një pritje për fituesit britanikë të medaljeve olimpike dhe paralimpike, të mbajtura në Londër nga fundi i korrikut deri në fillim të shtatorit.