Këshilli i BE-së miratoi të enjten një marrëveshje politike për Direktivën Evropiane, e cila vendos normat ligjore për pranimin e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, përveç Danimarkës, Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

Brukseli theksoi se direktiva e re synon të rrisë kujdesin kundrejt kategorive më të rrezikuara të azilkërkuesve - të miturve, viktimave të dhunës, torturave dhe mizorive të tjera. Atyre do t’u sigurohet kujdesi mjekësor dhe ndihma psikologjike.

Direktiva parashikon gjithashtu shkurtimin e periudhës kohore të qasjes së azilikërkuesve në tregun e punës, ofrimin e shërbimeve ligjore falas dhe përcakton aspektet materiale të dhënies së azilit.