Bashkimi Afrikan (BA) morri vendimin të rivendosë anëtarësimin e Malisë në organizatë, nga e cila u pezullua në muajin mars të këtij viti.

Përveç kësaj, Organizata e Bashkimit Afrikan deklaroi se së shpejti do të punohet një plan i ndërhyrjes ushtarake me qëllim që të ndihmojë Malinë për të rimarrë kontrollin mbi territoret veriore, gjë që nuk mohon mundësinë e dialogut me ato grupe kryengritëse, të cilat do të jenë të gatshme të negociojnë.

0Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe Paqes të BA u vendos gjithashtu që zgjedhjet në Mali të mbahen në prill të vitit 2013.