Në Arktik reduktohet shtresa e akujve, ndërkohë që në Antarktidë ajo është në rritje, megjithëse shumë më ngadalë. Për këtë dëshmon raporti i përgatitur nga ekspertët amerikan të Agjencisë kozmike - NASA.

Sipas dokumentit, në shtator të këtij viti sipërfaqja e përgjithshme e akujve të Arktikut ra deri në nivelin më të ulët të gjithë kohës që ajo mbikqyret nga satelitët. Ndërkohë në Antarktikë sipërfaqja e akullit arriti maksimumin rekord të dimrit.

0Specialistët sugjerojnë se kjo dukuri mund të jetë e lidhur me hollimin e shtresës së ozonit mbi Arktik.