Në fundin e oqeanit, në rajonin e Trekëndëshit të Bermudeve, një grup shkencëtarësh kanadezë gjetën një qytet të humbur. Në afërsi të brigjeve të Kubës një robot nënujor fotografoi disa rrënoja ndërtesash, katër piramida gjigante dhe diçka të ngjashme me një statujë Sfinksi.

Ekspertët mendojnë se ndërtesat i përkasin periudhës paraklasike të historisë së Karaibeve dhe Amerikës Qendrore. Qyteti antik mund të ketë qenë i banuar nga një qytetërim ekuivalent me banorët e Teotihuacan (qytet i braktisur, i pabanuar që ndodhet 50 km nga Mexico City; mosha e tij është rreth 2000 vjeçare).