Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Rusisë do të zhvillojë monitorimin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA dhe do të përgatisë analizën e vet, njoftoi për gazetarët Sekretari i KQZ-së Nikollai Konkin.

"KQZ-ja do të zhvillojë një monitorim të caktuar të këtyre zgjedhjeve", - tha Nikollai Konkin. Ai shpjegoi se, mbi të gjitha, këtë monitorim komisioni do ta zhvillojë në bazë të materialeve të mediave dhe të informacioneve nga Interneti. "Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve ne do të përgatisim diçka", - deklaroi Nikollai Konkin.

0Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 6 nëntor. Amerikanët do të zgjedhin midis republikanit Mitt Romney dhe demokratit Barack Obama.