Ministri sudanez i Informacionit Ahmed Belal Osman akuzoi Izraelin për dhënien e goditjeve ajrore mbi uzinën ushtarake me vendndodhje në kryeqytetin Khartoum, njofton Reuters. Sipas fjalëve të tij, sulmi ajror mbi uzinën "Yarmouk" u krye nga katër avionë ushtarakë. Ai shtoi se avionët erdhën në Khartoum nga lindja.

Mediat perëndimore njoftuan se në uzinën e prodhimit të predhave "Yarmouk" në kryeqytetin sudanez ra një zjarr i madh. Për shkak të kësaj disa persona u shtruan në spital.