Në Madrid të martën në mbrëmje mijëra spanjollë morrën pjesë në aksionin e protestës me moton "Të rrethojmë parlamentin!", i cili i kushtohet diskutimit të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm. Autoritetet e Spanjës premtuan se dokumenti do të shënojë përfundimin e recesionit dhe krizës.

0Midis pjesëmarrësve të aksionit kishte nëpunës shtetërorë, studentë dhe pensionistë. Ata protestuan kundër reduktimit të radhës të pagesave sociale. Qeveria spanjolle synon të shkurtojë shpenzimet me 60 miliardë euro, në mënyrë që të reduktojë defiçitin buxhetor.