Militantët sirianë janë të armatosur me komplekse raketore lëvizëse zenit të prodhimit të huaj, përfshirë këtu edhe ato amerikane "Stinger". Për këtë njoftoi sot gazetarët Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Nikollai Makarov. Sipas fjalëve të tij, furnizimi me armë i opozitës siriane mund të realizohet nga ajri, duke përfshirë këtu dhe linjat ajrore civile.

0Më 17 tetor një burimi i informuar sirian deklaroi se SHBA vendosën t’u dërgojnë militantëve, të cilët luftojnë kundër Damaskut, një ngarkesë me komplekse raketore lëvizëse zenit. Megjithatë, pala amerikane nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtij informacioni.