Një nga organizatat kryesore të opozitës siriane - Këshilli Kombëtar Sirian (KKS) - kritikoi SHBA-të, të cilat nuk dëshirojnë të ndihmojnë financiarisht luftën kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Siç shkruan botimi "Hurriyet", përfaqësuesi i KKS Khaled Khodja është ankuar se kryengritësit nuk kanë marrë as edhe "një cent të vetëm" nga amerikanët, "të cilët më parë u patën premtuar mbështetje financiare atyre". Sipas fjalëve të tij, kryengritësit paguhen vetëm falë ndihmës financiare të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Libisë.

Sipas njoftimeve të Agjencisë France-Presse, çdo luftëtar i njësive që i nënshtrohen Komandës së bashkuar merr mesatarisht 150 $ në muaj.