Në kufirin e Libanit dhe Sirisë u rihapën pikat e kalimit kufitar Al Abudiyya dhe Al Arida, informoi të mërkurën Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit.

Pak kohë më parë autoritetet siriane vendosën ndalimin e hyrjes dhe daljes nëpër këto pika kufitare, i cili zgjati katër ditë. Pika e kalimit kufitar "Masnaa" në luginën Beqaa në lindje të Libanit ishte e vetmja që mbeti e hapur.

Në raportin e fundit, të publikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët, thuhet se më shumë se 100.000 refugjatë sirianë kanë marrë azil në Liban.