Qeveria e Sirisë ra dakord për të zbatuar regjimin e ndalimit të zjarrit (armëpushimit) ndaj forcave të opozitës gjatë festës myslimane të Eid al-Adha (Kurban Bajramit), njoftoi të mërkurën i Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Lakhdar Brahimi në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Egjiptit.

Sipas fjalëve të të Dërguarit të posaçëm, për armëpushimin ranë gjithashtu dakord edhe disa grupe opozitare.

0Festa e Eid al-Adha fillon të enjten dhe do të zgjasë tre apo katër ditë, por Lakhdar Brahimi nuk përmend ndonjë afat konkret të zbatimit të regjimit të armëpushimit.