Sot një person i panjohur hapi zjarr në një kishë protestante në qytetin e College Park (Giorgia). Sipas të dhënave të policisë një njeri mbeti i vrarë në vend.

Sipas njoftimeve të mediave, keqdashësi hyri në ndërtesën e Kishës Ndërkombëtare të Reformatorëve të Botës (WCCI) të udhëhequr nga pastori i njohur afro-amerikan Creflo Dollar dhe hapi zjarr. Motivet e autorit janë të panjohura.

Si pasojë e incidentit humbi jetën një nga shërbyesit e kishës. Ai u dërgua në spitalin më të afërt në gjendje kritike, por mjekët nuk arritën ta shpëtojnë dot atë.

Policia është venë në kërkim të të dyshuarit.

Rreth 30.000 persona janë anëtarë të WCCI.