Një e treta e banorëve amerikanë, që i përkasin klasës së mesme, besojnë se për një jetë komode, pa ëndërralla në pension atyre do t'u duhet të punojnë së paku deri në moshën 80 vjeçare. Kjo është konfirmuar nga një studim i kryer prej Wells Fargo Bank nga 9 korriku - 4 shtator të vitit në vijim. Gjithsej nëpërmjet telefonit u intervistuan 1.000 persona të moshës nga 25-75 vjeç. Një vit më parë pjesa e amerikanëve, të cilët ishin gati të punonin më shumë se ç'duhet përbënte 25%.

Si rregull, njerëzit në SHBA dalin në pension në moshën 65 vjeçare. Duke filluar nga mosha 62 vjeçare një shtetas amerikan mund të marrë një pension të pjesshëm.