Arkivi personal i Robert McNamara, i cili pat shërbyer në postin e Ministrit të Mbrojtjes në administratat e Presidentëve John Kennedy dhe Lyndon Johnson, u shit ditën e martë në një ankand për më shumë se 1 milion dollarë.

0Shitja e koleksionit, që përmbante në vetvete letra, dokumente, fotografi dhe sende personale të Robert McNamara, i dedikohej 50 vjetorit të krizës së Karaibeve, e cila e çoi botën në prag të luftës bërthamore.