Të paktën tre terroristë të dyshuar janë eliminuar si rezultat i goditjes së avionit amerikan pa pilot në zonën pakistaneze të Waziristan-it Verior. Kjo u njoftua të mërkurën nga udhëheqja ushtarake e Pakistanit.

Waziristan-i Verior është një zonë shumë e largët në kufi me Afganistanin. Atje janë mjaft aktivë talebanët dhe grupet e lidhura me "Al-Qaeda-n".

Pavarësisht nga kundërshtimi i fortë i veprimeve të njëanshme të SHBA në vend prej autoriteteve pakistaneze, avionët amerikanë pa pilot vazhdojnë të japin goditje ajrore.