Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë në raste aksidentesh dhe katastrofash të përmasave të mëdha planifikon të përdorë për zbulim ajror në zonën e situatës emergjente avionët e rinj pa pilot me një rreze veprimi deri në 20 km. Kjo iu raportua gazetarëve të mërkurën nga një përfaqësues i dikasterit në fjalë.

"Avionët pa pilot mund të inspektojnë zonën e situatës emergjente me një sipërfaqe prej 100 kilometra katrore pa rrezikuar jetën e njerëzve", - tha burimi informativ, duke shtuar se cilësia e fotografive të marra nga një lartësi prej 250 m lejon të shikohen mirë objektet me përmasa 1x1 metër.