Në Moskë "miratimi i rekomandimeve të Parlamentit Evropian për Këshillin e BE-së lidhur me vendosjen e kufizimeve në regjimin e vizave për hyrjen në vendet e BE-së të zyrtarëve rusë, të përfshirë kinse në vdekjen e Sergei Magnitskit në qelinë e paraburgimit, u prit me habi".

"Ky veprim nuk të ka bëjë aspak me vendosjen në vend të drejtësisë. Madje më tepër se kaq, ne i konsiderojmë këto veprime si një tjetër përpjekje për të politizuar këtë çështje dhe për të ushtruar presion mbi sistemin rus të drejtësisë, gjë kjo që nuk përkon fare me deklaratën e vetë parlamentarëve evropianë për t’i qëndruar besnikë parimeve të sundimit të ligjit", - thuhet në komentin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të mërkurën.