Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier mendon se niveli i sigurisë në Evropë është rritur në krahasim me vitin 1975, kur u themelua organizata.

Në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ai tha se, para së gjithash, niveli i pajisjeve ushtarake në Evropë tani është më i lartë. Gjithashtu është vendosur kontakti midis qeverive dhe njerëzve. Komunikimi është bërë më i hapur.

Lamberto Zannier theksoi gjithashtu problemet - si trafikimi i drogës, terrorizmi dhe përhapja e pikëpamjeve fundamentaliste.

0Duke folur për sistemin e mbrojtjes antiraket të Evropës, për të cilin i lindin shumë pikëpyetje Rusisë, Lamberto Zanier vuri në dukje se OSBE-ja po përpiqet që negociatat mbi këtë temë të jenë sa më transparente.