Në kushtet e rritjes së paqëndrueshmërisë në vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe në rajonet e tjera, Organizata e Kombeve të Bashkuara feston sot 67-vjetorin që nga dita e themelimit të saj.

Të mërkurën në mbrëmje në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të mbahet koncerti festiv "Mesazhi i paqes" me pjesëmarrjen e Stevie Wonder, Sting, Paul Simon dhe yjeve të tjera të rock dhe pop muzikës.

0Në prag, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon doli me një mesazh tradicional, në të cilin e quajti OKB-në organizatën e vetme të aftë të mbajë barrën e përgjegjësisë për sigurinë.