Diplomatët rusë do të takohet me drejtuesit e Flotës Ushtarake Detare të Nigerisë për të zgjidhur situatën problematike me marinarët rusë, të cilët u ndaluan pak kohë më parë në Lagos. Përfaqësuesit e kompanisë, në pronësinë e së cilës ështe anija, deklaruan për "Zërin e Rusisë" se mjeti lundrues u ndalua nga autoritetet nigeriane në mënyrë të paligjshme.

Më 19 tetor anija "Mercy Diver" u ndalua nga Forcat Ushtarake Detare të Nigerisë. Në bordin e saj ndodheshin 20 shtetas rusë.

"Në bordin e anijes, e cila hyri në territorin e Nigerisë për riparim, ripërtëritjen e rezervave ushqimore dhe ndryshimin e ekuipazhit, gjendeshin disa armë qitëse dhe municione, të deklaruara zyrtarisht nëpërmjet një agjenti detar lokal. Autoritetet nigeriane e ndaluan përkohësisht anijen për një kontroll. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kontrabande armësh", - njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.