Në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier deklaroi se "pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare në vitin 2014 Afganistanit do t’i jepet një mundësi e caktuar për zhvillimin ekonomik dhe social, gjë që më pas mund të shndërrohet në faktor stabiliteti për të gjithë rajonin e Azisë Qendrore".

0Azia Qendrore është një udhëkryq i llojit të vet, ku hasen shumë probleme, tha Lamberto Zannier. Qëllimi ynë është sigurimi i vazhdimësisë së procesit të stabilizimit në rajon, shtoi Sekretari i Përgjithshëm. Ai gjithashtu vuri në dukje se OSBE-ja është e interesuar për bashkëpunimin me NATO-n në luftën kundër trafikut të drogës në Afganistan.