0Për këtë deklaroi në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier.

Në OSBE, siç dihet, hyjnë vende të tilla të Azisë Qendrore si Turkmenistani, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani. Në bashkëpunim me këto shtete OSBE-ja po zbaton disa programe që synojnë forcimin e sigurisë në rajon, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së:

- Në veçanti, në Dushanbe është hapur Kolegji për trajnimin e rojeve kufitare. Së bashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara ne jemi duke punuar për të forcuar kufijtë e rajonit dhe i diskutojmë këto çështje me Organizatën e Traktatit për Sigurimin Kolektiv (Collective Security Treaty Organization, CSTO). Axhenda po ndryshon shumë shpejt dhe situata na detyron për ta përshpejtuar këtë proces.

Organizata e Traktatit për Sigurimin Kolektiv (OTSK apo CSTO) është një lojtare shumë e rëndësishme në Azinë Qendrore. Në të njëjtën kohë SHBA-të po vendosin aktualisht në mënyrë mjaft aktive kontakte me vendet e rajonit. Mbas daljes së Uzbekistanit nga radhët e OTSK-së (CSTO) u përhap informacioni mbi planet e Uashingtonit për të vendosur bazat ushtarake amerikane në territorin e Uzbekistanit dhe për t'i dorëzuar atij teknikën ushtarake pas tërheqjes së trupave nga Afganistani. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së e krahasoi situatën në rajon me një fushë shahu:

- Azia Qendrore në shumë kuptime është një udhëkryq. Dhe tani shumë po ndjekin me vemendje të përqendruar zhvillimin e tij, sidomos në kontekstin e tërheqjes së trupave nga Afganistani në vitin 2014. Çdo vend i rajonit ka qasjen e vet në lidhje me çështjen që ka të bëjë me garantimin e sigurisë. Uzbekistani, për shembull, në politikën e jashtme mbështetet në instrumentet dypalëshe. Shtete të tjerë, të tillë si Kazakistani, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në kuadër të OSBE-së dhe janë të përfshirë në organizata të tjera ndërkombëtare. Lojtarët e huaj - SHBA-të dhe Kina, po ashtu si dhe Turqia e Rusia - janë të interesuar në mënyrë mëse evidente për atë që po ndodh në këtë rajon.

0Një nga detyrat prioritare që OTSK-ja (CSTO) ka shtruar para vetes është lufta kundër trafikut të drogës afgane dhe kërcënimit të terrorizmit. Po të njëjtat objektiva ndjekin edhe forcat e NATO-s në Afganistan. OTSK-ja (CSTO) ka ofruar bashkëpunim nga ana e vet, por deri tani përgjigje prej Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk ka marrë. Lamberto Zannier e quan të gabuar këtë pozicion të NATO-s. Kontaktet më aktive me Organizatën e Traktatit për Sigurimin Kolektiv (OTSK apo CSTO) do ta bëjë më stabile situatën në rajon, mendon Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së.