Diplomatë nga Kina dhe Japonia zhvilluan javën e kaluar një takim sekret në Shangai në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të konfliktit rreth ishujve Senkaku / Diaoyu / në Detin e Kinës Lindore. Këtë fakt e pranoi sot në një konferencë për shtyp në Tokio Sekretari i Përgjithshëm i kabinetit të ministrave Osamu Fujimura.

0Kina i konsideron ishujt Senkaku / Diaoyo/, të cilat ndodhen aktualisht nën kontrollin e Tokios, si territore të veta të okupuara në mënyrë të paligjshme. Në shtator Japonia bleu një pjesë të këtyre ishujve nga pronarët e tyre privatë. Në përgjigje të kësaj në Kinë filloi një valë e fuqishme protestash e shoqëruar me pogrome në zyrat e kompanive japoneze.