Një bashkëpunëtor i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë një operacioni special në Kazan (Republika e Tartarstanit), ku në një ndërtesë banimi janë bllokuar disa kriminelë të rrezikshëm.

Numri i militantëve nuk dihet. Tre nga ata u asgjësuan, poshtë njërit prej tyre u gjet një pajisje shpërthyese e ngjashme me një "brez shahidi". Në vendngjarje mbërriti Kreu i Ministrisë së Brendshme rajonale.

Kriminelët janë bllokuar në katin e parë të ndërtesës dhe po i bëjnë rezistencë të armatosur forcave të sigurimit. Se sa kriminelë janë gjithsej, nuk dihet ende.

Në zonën e kryerjes së operacionit po evakuohen banorët e disa shtëpive.