Operacioni special në Kazan (Republika e Tartarstanit) përfundoi. Sipas informacionit të postuar në faqen e Internetit të Komisionit Hetimor të Federatës Ruse, në apartamentin e bllokuar ndodheshin të dyshuarit për atentatin kundër myftiut të Shërbestarisë klerikale të Myslimanëve të Tartarstanit.

Dikasteri thekson se organet hetimore përcaktuan vendndodhjen e të dyshuarve, ndërsa punonjësit e Shërbimit Federal rus të Sigurimit (FSB) u përpoqën t’i arrestonin ata. Por të dyshuarit detonuan një mekanizëm shpërthyes. Si pasojë e këtij akti mbeti i vrarë një punonjës i FSB-së. Pas shpërthimit filloi sulmimi i apartamentit në të cilin ndodheshin të dyshuarit. Të gjithë ata u asgjësuan fizikisht.