Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani, vizitoi Gazën. Me këtë veprim ai shkeli bojkotin politik ndërkombëtar të shpallur ndaj kësaj enklave palestineze në vitin 2007.

Monarku mbërriti në Gaza të martën nëpërmjet pikës së kontrollit "Rafah" nga Egjipti. Delegacionin pritës e kryesonte Kreu i Qeverisë së Hamasit në Gaza Ismail Haniyeh.

Gjatë vizitës së shkurtër Emiri përuroi fillimin e ndërtimit të një kompleksi banimi me 1000 apartamente, i cili do të ndërtohet me financimin e emiratit.
Më parë sektorin e Gazës e kanë vizituar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Megjithatë ata nuk janë takuar me përfaqësues të Hamasit.