Aviacioni izraelit natën në të gdhirë të së mërkurës dha goditje mbi militantët palestinezë në Gaza, të cilët sulmuan me raketa dhe mortaja rajonet në jug të Izraelit. Ndërkohë tre prej tyre u vranë.

Sipas të dhënave të gazetës "Jerusalem Post", vetëm të mërkurën në mëngjes nga territori i Rripit të Gazës u lëshuan 43 raketa, ndërsa që nga mbrëmja e të martës - 60. Janë lënduar vetëm tre punëtorë të huaj në fermat kufitare.

Militantët e “HAMAS” morrën mbi vete përgjegjësinë jo vetëm për sulmet në Izrael, por edhe për shpërthimin e minës së djeshme në kufi, si rezultat i të cilit u plagos rëndë një oficer izraelit.

0Për shkak të përkeqësimit të situatës në jug të Izraelit janë mbyllur të gjitha institucionet mësimore.