Kryeministri Dimitri Medvediev mendon se Rusisë i duhet të vazhdojë më tej lehtësimin e procedurave për hyrjen në vend të profesionistëve të kualifikuar të huaj. Këtë ai e deklaroi në një mbledhje kushtuar çështjes së krijimit në Rusi të Qendrës Financiare Ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për specialistët, të cilët vijnë të japin mësim në shkollat e larta ruse, të marrin pjesë në projekte kërkimore përmes organizatave shkencore, kulturore dhe mjekësore. Medvediev theksoi nevojën për t’ia bërë jetën më të lehtë të huajve në Moskë, duke krijuar një ambient sa më të rehatshëm për ta.