Myslimania Amra Babich, e cila është e veshur me ferexhe (hixhab), u zgjodh në postin e kryebashkiakes së qytetit të Visoko-s në pjesën qendrore të Bosnjë dhe Hercegovinës. Sipas fjalëve të saj, të cilat i përcjell Agjencia Associated Press, kjo është fitorja e tolerancës. "Qyteti i Visoko-s i dërgoi vendeve të tjera një mesazh tolerance, demokracie dhe barazie", - tha Babiç.

Ajo u bë kryebashkiakja e parë në Evropë e veshur me ferexhe.

Aktualisht qeveritë e disa shteteve evropiane janë duke diskutuar në mënyrë aktive nëse ia vlen të ndalojnë apo jo veshjen e ferexhesë në vendet publike, thekson Agjencia.