Pasagjerëve të kompanive ajrore të vendeve të Bashkimit Evropian, vonesa e fluturimeve të të cilëve do të rezultojë më shumë se tre orë, do t’u paguhet një kompesim në qoftë se vonesa nuk do të jetë e lidhur me situata të jashtëzakonshme. Ky vendim, siç njoftojnë mediat britanike, u morr nga organi suprem gjyqësor i BE-së - Gjykata Evropiane e Drejtësisë e Luksemburgut.

Tani problemet teknike të avionëve mund të bëhen arsye për refuzimin e kompensimit vetëm në rast se ato do të shkaktohen nga veprime të paparashikuara keqdashëse të palëve të treta.

0Përmasa e kompensimit do të variojë nga 250 deri në 600 euro për çdo person.