OSBE-ja ka nevojë për riorganizim, por parimi i konsensusit do të mbetet mbizotërues në të. Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Lamberto Zannier në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

"Gjatë 30 e më shumë viteve të fundit që nga momenti i formimit të OSBE-së ka ndryshuar axhenda e ditës, ajo mbulon shumë çështje, duke filluar që nga terrorizmi e duke përfunduar me problemet ekologjike. Por tani ekziston mendimi se ne duhet të rishikojmë konceptin tonë. Sepse axhenda po bëhet shumë e gjerë", - vuri në dukje Lamberto Zannier. - Për shembull, Rusia do të donte të shihte një dokument të caktuar kushtetues, i cili të reflektonte riorganizimin e OSBE-së. Dhe aktualisht ne po e diskutojmë këtë çështje", - tha Sekretari i Përgjithshëm.

0Për sa i përket parimit të konsensusit, Lamberto Zannier e mbështet atë, duke e konsideruar si anë të fortë të Organizatës.